Anri Kashiku është 18-vjeçari nga Durrësi i cili gjeti vdekjen ditën e sotme në plazhin e Durrësit pasi u fut në det për të shpëtuar nga mbytja dy 15-vjeçarë, konkretisht vëllain dhe shokun e tij.
Kashiku në përpjeke për të shpëtuar të afërmit, është mbytur vetë në det. Ai nuk arriti të dalë në breg, por pas kërkimeve policia bëri të mundur nxjerrjen në bregdet të trupit të pajetë të të riut.
I riu mund të konsiderohet me plot gojën hero, ndërsa për të shpëtuar vëllain dhe shokun rrezikoi dhe ndërpreu ëndrrat e tij në mes.
I ndjeri kishte qejf futbollin, teksa në Facebook-un e tij shihet qartë pasioni që ai kishte për sportin, fushën e blertë dhe topin, ndërsa preferencë kishte skuadrën e Barcelonës.
Ndërkohë ngjarja që la pas një viktimë dhe dy persona në spital nën kujdesin e mjekëve, sjell në vëmendje mungesën e rojeve bregdetare në Durrës.