Kryeministri Edi Rama gjatë një vizite sot në Vlorë është ndalur edhe te rritja e çmimeve dhe numri i pushuesve. Sipas Ramës numri i pushuesve në 6 mujorin e parë është i lartë krahasuar me vitet e shkuara.
Por kjo deklaratë e tij bie paksa nē kundërshtim me atë çfarë po ndodh dhe po shohim çdo ditë. Plazhet në vend janë braktisur nga pushuesit shqiptarë dhe të huaj e kjo vetëm prej çmimeve të larta. E ndalur te çmimet, Rama tha se dëmi është te ata që rritin çmimet pasi nuk u shkon asnjë njeri.
Flasim për vizitorë të huaj. Dhe numri i 6 mujorit të parë është shumë më i lartë se në vitet e shkuara. Nëse ka vërtetë problem me cimet e larta. Është për tu parë në fund. Sigurisht që kush vendos çmim të lartë dhe nuk i vjen njeri. Ky është një dëm që e paguan vetë dhe jo shteti. Do jetë mësim i mirë, për të kuptuar se për të qenë konkurrues, në një rajon që ka destinacione të afërta, duhet menduar mirë përpara se të ngrihen çmimet. Po qe kështu do jetë mësim i madh për sezonin tjetër. Nuk mund të mendojmë meqë u hap nami i Shqipërisë tu biem me top çmimeve.