Pas suksesit që pati në Shqipëri, Big Brother VIP do të fillojë edhe në Kosovë. Tani ka nisur edhe zgjedhja e konkurrentëve të famshëm që do të marrin pjesë dhe Liberta Spahiu ka marrë sugjerimin e fansave.
Të shumtë ishin emrat e artistëve nga Kosova që u përmenden dhe ndër ta ishin çifti Sarah Berisha dhe Dj Pm. Liberta etiketoi dyshen në postim dhe Pm u përgjigj me “Si dihet”, duke e lënë të hapur mundësinë.
Mes shumë sugjerimesh ishte dhe emri i Beatrix Ramosajt dhe vëllait të saj Alban Ramosaj. “Si thoni? Njerëzit po ju kërkojnë”, ka shkruar Liberta në Instastory.
“Mos më thuaj dy herë se erdha”, ia kthen Beatrix.