Argjira Spanca ka zbuluar se muajit e fundit ka patur disa probleme shëndetësore. Me anë të disa videove në Instastory ajo tregoi se ka patur probleme me mushkëritë dhe pas trajtimit ka zbuluar të tjera probleme që kanë ardhur për shkak të neglizhencës së saj.
“Sot kam vendosur që të flas pak për shëndetin. Kam pasur një problem me mushkërit për disa muaj rresht. Kisha probleme me frymëmarrjen dhe netë kur zgjohesha pa frymë fare. Jam marrë pafund me analiza gjithashtu kam qenë duke marrë një terapi për mushkritë, por jo vetëm. Nuk kam vetëm një problem, por më kanë dalë shumë problematika me shëndetin dhe të gjitha vijnë si pasojë të moskujdesit ndaj vetes”, tregoi Argjira.
Të gjithë ne kemi tendencën kur jemi mirë në përditshmëri nuk na intereson fare të bëjmë analiza, por që nga zemra ju them shkoni kujdeuni për veten sa të mos jetë vonë”, shtoi moderatorja.