Lidhja e tyre pas daljes nga “Për’puthen”, nuk vazhdoi edhe gjatë, dhe çifti përfunduan të ndarë.
Pas ndarjes së tyre, ata kanë shpjegimet e tyre dhe zbuluar arsyet që shtyen të marrin vendimin.
Në një intervistë në “Pardon My French”, Mikela tregoi arsyen.
“Lidhja me Erionin kishte filluar edhe pak më përpara(daljes). Një 8-mujorsh e kaluam bashkë. Ishte bukur aq sa zgjati… Largësia edhe distanca ndikuan. Nuk shiheshim shpesh. Kisha nevojë ta kisha afër. E doja afër në plazh… Besoj që lidhjet në distancë nuk funksionojnë. Sa dolëm nga programi u fokusuam te punët tona dhe nuk patëm kohë për ne. Tentova disa herë, por ndonjëherë duhet të bëjnë edhe të tjerët për ty. Nuk u ndamë në mënyrë të paqtë. U zumë normalisht. Por pas asaj kohe kemi folur me njëri-tjetrin. Nuk i mbaj mëri. Vuri disa gjëra mbi mua”, tha ajo.