Ndonëse është në muajt e fundit të shtatzënisë, Arbana Osmani vijon të jetë mjaft aktive në rrjetet sociale.
Së fundmi ajo ka bërë edhe një bisedë me ndjekësit e saj ku zbuluar më shumë detaje rreth shtatzënisë. Një ndjekëse e pyeti moderatoren për nepset që ka, teksa është në muajt e fundit të shtatzënisë.
“Kam hequr dorë nga karbohidratet dhe sheqeri këtë muaj, kështu që çdo lloj buke, makaronash, akulloresh, duken shumë të shijshme sa të ‘lëshosh lëng nga goja’ tani”– iu përgjigj Arbana.
Përgjatë gjithë shtatzanisë së saj, prezantuesja ka tentuar që ta fshehë barkun në daljet e saj si në rrjete sociale, ashtu edhe në media. Ndonëse deklaroi që në natën finale të “Big Brother” se ishte në pritje të ëmbël, Arbana ka preferuar që të jetë aktive në rrjet, por pa e vënë fokusin te barku i saj i rrumbullakosur. Në fotot e shumta që publikon nga e përditshmja e saj, ajo është kujdesur që mos ta ekspozojë barkun, por një ndjekës i shkroi Arbanës se e ka parë nga afër.
“Të kam parë nga afër edhe nuk je shëndoshur, nuk ke as celulit”- shkroi ndjekësi, ndërsa Arbana në përgjigjen e saj la të kuptohej se është krejt e kundërta madje ajo tha se po shton çdo ditë më shumë.
“Mos më ke parë nga larg se nga afër… Nejse, thjesht gjatë të treja shtëzënive kam ngrënë shumë shëndetshëm se gjatë gjithë pjesës tjetër të jetës time dhe kam prië 3 litra ujë në ditë që kur nuk jam shtatzënë kam qejf ti zëvendësoj me ndonjë gotë verë/gin tonic”, shkruan Arbana.