Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi, ka reaguar pas vendimit të Qeverisë Hoti për shuarjen e Task-forcës antikorrupsion, shkruan GazetaBlic.Ish-kryeparlamentari në një postim në Facebook ka thënë se kryeministri i Kosovës, sipas tij, s’e lufton korrupsionin, por që sistemi i Drejtësisë.Ai ka shtuar se me këtë vendim, siç ka thënë ai, nuk duhet të pajtohet askush.
“Në anën tjetër, të gjithë duhet ta dinë se Kryeministri nuk është për ta luftuar korrupsionin, por për të qeverisur me vendin, për ta zhvilluar e krijuar një jetë të dinjitetshme për qytetaret, për ta përfaqësuar kudo me dinjitet shtetin e kombin. Kurse, krimin e korrupsionin duhet që ta luftoj Sistemi i Drejtësisë, qoftë i korruptuari edhe Kryeministër, e të cilën gjë Sistemi i Drejtësisë nuk është duke e bërë”, ka shkruar ai pos tjerash në Facebook.
Postimi i plotë:
Askush nuk duhet të pajtohet pse u prish një Taks Forcë pa një raport që e arsyeton shpërndarjen e saj, por edhe ata që po e mbrojnë duhet të na i tregojnë sukseset e Taks Force se shpërndarë në luftën ndaj korrupsionit?!!! Cilat janë sukseset e saja? Për punën që kanë bërë, a i kanë merituar parat që i kanë marrë deri tani nga buxheti i tatimpaguesve tanë? Dhe cilat janë arsyet për t’u ribërë ajo? Ata që janë marrë vesh të qeverisin e mos të na dërdëllisin, se nuk po u kanë hije dërdëllitjet.
Në anën tjetër, të gjithë duhet ta dinë se Kryeministri nuk është për ta luftuar korrupsionin, por për të qeverisur me vendin, për ta zhvilluar e krijuar një jetë të dinjitetshme për qytetaret, për ta përfaqësuar kudo me dinjitet shtetin e kombin. Kurse, krimin e korrupsionin duhet që ta luftoj Sistemi i Drejtësisë, qoftë i korruptuari edhe Kryeministër, e të cilën gjë Sistemi i Drejtësisë nuk është duke e bërë. Dhe kjo nuk ka ndodhur pa fajin e kryeministrave të deritashëm.
Një gjë dihet as Kryeministri i tashëm e as ish- Kryeministrat deri me tani nuk kanë treguar vullnet për ta luftuar korrupsionin.Ndërsa, ata të shkuarit nuk duhej të ishin në krye të korrupsionit me Taks Forca?! Madje ata duhet që ta dinë, se shumë qytetarë të këtij vendi nuk janë duke ngrenë bari. E dimë sesa ishin të angazhuar që ta zhvillojnë vendin, ashtu si e zhvilluan vetveten?! Sytë janë për të parë! Natyrisht, kush dëshiron të sheh pa syze.
Shkurt: Korrupsioni luftohet nga vullneti i partive politike, kur ato vendosin me e bërë shtetin shtet, pa u përzier të Sistemin e Drejtësisë. Ndërsa ato, partitë politike shqiptare i kanë zgjedhur “armiqësitë” mes veti për të punuar “siç donë vet, që askush mos t’i nget”?!Miq, ju lutem kursena nga përrallat e gjata me shumë mbretër!