Dje në Plazhin e Potamit në Himarë, 7-vjeçarja Jonada Avdia,u godit për vdekje teksa po lahej në det nga gomonia që drejtohej nga polici Arjan Tase. E mitura u përplas fillimisht nga pjesa ballore e gomones dhe më pas trupi i saj është prerë nga helikat duke ndërruar jetë në vend. Fëmija, me origjinë nga Tropoja jetonte me familjen e saj në Angli, por ishte kthyer në atdhe për pushime.
Dyshohet se Tase e kishte marrë gomonen nga kushëriri që kishte një pikë në bregdetin e Himarës ku i jepte me qira mjetet lundruese. Sipas dëshmitarëve Tase ka bërë manovrime të rrezikshme në det dhe në momentin që është afruar pranë vijës bregdetare, zonë e mbushur me pushues e fëmijë që laheshin, ai është përpjekur të ulë shpejtësinë dhe ka tentuar të ec mbrapsht me indietro.
Tase nuk kishte patentë skafi, teksa ka thënë se gomonia nuk ishte e tij.