Bora Zemani ka konfirmuar se do të jetë moderator e “Dancing with the stars”. Përmes një postimi në Instagram ajo është shprehur se e pret një rrugëtim i ri, teksa ka pyetur dhe ndjekësit nëse janë gati të zbulojnë dhe të ndjekin të preferuarin e tij në arenën e kërcimit.
“Një rrugëtim i ri për mua në Top channel. A jeni gati te shihni personazhet tuaj të preferuar në arenën e kërcimit? Shihemi së shpejti!! Muzikë të lutem?,“ shkruan Bora.
Moderatorja ka zbuluar dhe veshjen që do të mbajë në natën e parë të spektaklit.
Pjesëmarrja e Borës si moderatore në këtë format ka shtuar edhe më shumë interes, duke ditur se përballë do të jetë edhe Donald Veshaj si konkurrent.