Aksidenti i sotëm në vendin e quajtur Bishti i Zhurit në Rrogozhinë ka marrë përmasat e një tragjedie të vërtetë. Fillimisht u raportua nga vendngjarja për dy viktima, por pas ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse dhe të policisë, sipas “ABC” dyshohet se bëhet fjalë për katër persona që kanë humbur jetën.
Situata është shumë e rëndë në vendin e aksidentit dhe policia e ka ende të pamundur për të verifikuar tërësisht numrin e personave në makinë, pasi dëmtimet janë të shumta. Trupat e të aksidentuarve ndodhen ende të ngecur në brendësi të makinës, e cila është deformuar tërësisht nga përplasja e fortë me kamionin, ndërsa është kërkuar ndërhyrjë me e specializuar për nxjerrjen e tyre nga hekurat e makinës.
Ndërkohë pak minuta më parë, Policia ka identifikuar njërin prej viktimave të aksidentit, bëhet fjalë për një 32-vjeçar nga Shijaku, Ndriçim Dervishi.
Ndërkohë si shkak i përplasjes paraprakisht dyshohet për shpejtësi jashtë normave të lejuara, teksa vijon hetimi.