Einxhel Shkira ka reaguar për herë të parë pas fotos me barkun e rrumbullakosur që qarkulloi dje në media e rrjete sociale.
Në një status në Twitter, ish-banorja e “Big Brother Vip” shkruan: “Një ditë do flas dhe do vë shumë pika mbi “i”… Atë ditë shumë njerëz do pendohen që janë ngatërruar me personin e gabuar”.
Einxhel u fotografua nga “Vipat e Bllokut” gjatë një ecje me Dj Dagz. Edhe pse kishte vendosur syze dhe kapele nuk i ka shpëtuar syrit të njerëzve që e kanë identifikuar menjëherë e të gjithë sytë ishin tek barku.