Objekt i punës bibliografike në këtë projekt ka qenë përshkrimi i librave, broshurave dhe çdo lloj shtypshkrimi tjetër në shqip (përfshirë përkthimet) dhe në çdo gjuhë tjetër botuar ose shtypur në trojet shqiptare, si edhe i librave shqip botuar jashtë këtyre trojeve para vitit 1959.
Kjo vepër bibliografike demonstron pasurinë e koleksioneve të librit shqip të kësaj periudhe në Bibliotekën Kombëtare, pjesë e trashëgimisë historike dhe kulturore të popullit shqiptar. Ajo synon kështu të lidhë informacionin bibliografik të munguar për këto koleksione me bibliografitë kombëtare standarde tashmë të botuara.
Përgjegjësia e hartimit dhe organizimit të të dhënave bibliografike të librit shqip të botuar në periudha të së kaluarës ka kërkuar gjetjen e rrugëve sa më të përshtatshme në mënyrë që studiuesit dhe lexuesit në përgjithësi të kenë qasje sa më të frytshme dhe sa më të lehtë në to.
View this post on Instagram