Për përgatitjen e pjesës I të kësaj bibliografie është dashur një ngjitje vertikale nga viti i mbarë për librin shqip 1555 deri te viti i plotësimit të aspiratave të shqiptarëve për një shtet të tyrin: 1912.
Përshkrimi bibliografik shtrihet në vepra të botuara deri në këtë vit jo vetëm sepse ai shënon njohjen e një të drejte të ligjshme për shqiptarët, atë të krijimit të shtetit të tyre, por edhe sepse prodhimi libror i kësaj periudhe mundëson hartimin e një bibliografie të plotë të formatuar sipas të gjitha rregullave dhe teknikave profesionale të kërkuara.
Është ndjekur parimi sipas të cilit një bibliografi retrospektive nuk duhet të mbetet në një përshkrim të nivelit të zakonshëm; përkundrazi ajo duhet të synojë një nivel përshkrimi sa më të plotë, deri aty sa të konsiderohet bibliografi shkencore.
View this post on Instagram