E sigurt është, nisur nga përvoja bibliografike, se ka mjaft arsye t’u bëhet homazh përpjekjeve dhe punës së tyre, që mbetet edhe sot referim i rëndësishëm për librin shqip të periudhave që ata kanë elaboruar.
Përfshirja në ndërmarrje të tilla nënkupton vështirësi, madje edhe rreziqe të shumta, ndaj dëshirohet që frytet e kësaj pune të rezultojnë të mbara sa duhet. Metodologjia e zgjedhur shfrytëzimi i informacionit bibliografik ekzistues të skedarëve të Bibliotekës.
Kombëtare dhe shqyrtimi një për një i të gjitha njësive bibliotekare si elemente të një mozaiku kaq heterogjen dhe shumëngjyrësh ishte racionale dhe profesionale, por shpesh ajo çoi në ballafaqime dhe përsiatje që kërkuan kohë, debate dhe, jo rrallë, zgjidhje krejt të tjera.
Por shpresojmë t’ia ketë vlejtur: tanimë kemi një pamje të përgjithshme të librit shqip të kësaj periudhe, si pjesë e qenësishme e trashëgimisë së shkruar të popullit shqiptar.