Megjithatë me të drejtë është konstatuar se bibliografia shqiptare, të paktën deri në shpalljen e pavarësisë kombëtare më 1912, nuk është shumë e pasur.
Nga kjo periudhë padyshim lartohen punimi i Franz Manek-ut, Gjergj Pekmezit dhe A. Stotz-it Albanesische Bibliographie (Wien 1909) dhe sidomos vepra posthumous e Émile Legrand-it Bibliographie albanaise, Description raisonnee des ouvrages publies en albanais ou relatifs a l’ Albanie du quinzième siècle a l’annè 1900.
Vepra e Legrandit është një bibliografi e arsyetuar8 përpiluar me shumë kujdes dhe kompetencë me 724 regjistrime librash shqip dhe mbi Shqipërinë që nga shek. XV deri më 1899.
View this post on Instagram