Mjafton një detaj i vogël në rrjetet sociale dhe e gjithë vëmendja kthehet tek ajo. Bëhet fjalë për Bora Zemanin, e cila dy ditë më parë vendosi të lërë pas çdo problem e të “arratiset” me mikeshat e saj.
Mesa duket ky udhëtim zgjati shumë pak dhe ajo është rikthyer tek “problemet” e saj. Kështu është shprehur vetë moderatorja e cila krahas një fotoje në Tiranë shkruan: “Sërish tek problemet e mia.”
Pas përfundimit të BBV dyshja janë fotografuar më shumë se një herë krah njëri-tjetrit, megjithatë ata nuk kanë bërë ende asnjë deklaratë publike për ribashkimin e tyre.
Muaj më parë Bora dhe Donaldin u fotografuan jashtë shtetit, konkretisht në Itali, duke bërë pazar.
Me të dalë nga ‘Big Brother VIP’, Donaldi i dha fund menjëherë lidhjes me Beatrix Ramosajn duke mos folur asnjëherë publikisht lidhur me atë që ka ndodhur mes tyre. Ai i kërkoi publikisht falje Borës teksa shkroi edhe një dedikim për të duke shprehur ndjenjat e tij e duke kërkuar rikthimin.
Gjithçka u duk se u konfirmua në një event të përbashkët ku ata morën pjesë. Aty Bora dhe Donaldin qëndruan krah njëri-tjetrit duke lënë të nënkuptohet se kanë lënë gjithçka pas. Më pas ata u kapën mat jashtë Shqipërisë bashkë.
Megjithatë asnjëri prej tyre nuk ka folur hapur publikisht për thashethemet se janë ribashkuar. Vëmendje mori gjithashtu veshja e Donaldit gjatë puntatës së fundit të emisionit të tij “Më lër të flas.” Si zakonisht aktori i humorit ishte veshur sportiv, me pantallona dhe një bluze të zezë.
Është pikërisht ky detjai që nuk iu shpëtoi fansave. Bluzja e veshur nga Donaldi në puntatën e mbrëmshme, është parë edhe më herët e veshur pikërisht nga moderatorja. Vetë ajo kishte publikuar në Instastory një video teksa mbante veshur këtë bluze.