Pas digresionit të mësipërm në historinë dhe arritjet e bibliografisë shqiptare është me interes të shihet për nga afër lënda bibliografike e këtij botimi.
Në ato vite (1555-1912), për rrethana të njohura penguese të pushtimit osman, është prodhuar një numër modest librash, por me vlerë për historinë dhe kulturën tonë.
Shtypur dhe botuar në vende të ndryshme, informacioni i shpërndarë për to shpesh është i vështirë të gjendet.
Kjo është bibliografia e parë gjithëpërfshirëse në këtë fushë sepse përmban librat e botuar në hapësirën territoriale që korrespondon me atë të shtetit të sotëm shqiptar dhe trojet shqiptare jashtë saj në periudhën kohore që ka për objekt hulumtimi.
View this post on Instagram