Kujdes i posaçëm është treguar për identifikimin dhe përshkrimin e njësive bibliografike të përfshira në miscellanea të ndryshme duke dalluar qartazi bashkëlidhjet nga bashkështypjet, renditjen, numërtimet e faqeve dhe diferenca të tjera mes tyre, që kërkojnë vëmendje dhe saktësi të njëllojtë me ato të njësive të prezantuara në mënyrë individuale.
Botime për të cilat ka informacion bibliografik, por që nuk gjenden në koleksionet e BKSh, nuk janë përfshirë në këtë bibliografi, por gjithsesi janë njoftuar duke u grupuar më vete në fund të saj.
Në pikëpamje të vlerave kulturore dhe historike ndoshta jo të gjithë titujt e munguar në koleksionet e BKSh, rrjedhimisht edhe në këtë bibliografi, kanë të njëjtën rëndësi; por si njësi bibliotekare / bibliografike që të gjithë ata kanë secili vendin e vet në historinë e librit dhe të editorisë shqipe.
View this post on Instagram