Librat e përshkruar në këtë bibliografi janë prekur të gjithë me dorë, jo vetëm titull për titull, por edhe çdo ekzemplar i tyre, çfarë do të thotë se ajo u është shmangur gati plotësisht “fantomave bibliografike”.
Totali i punës së kryer nga viti 1998 deri në atë 2010 mund të sintetizohet në disa shifra: për identifikimin e titujve që tashmë gjenden të fiksuar në këtë bibliografi u “shfletuan” dhe u konsultuan mijëra skeda në skedarët e gjithëllojshëm të Bibliotekës Kombëtare.
Prej të cilëve janë nxjerrë dhe janë shqyrtuar rreth 900 tituj librash dhe janë ekzaminuar rreth 20.000 ekzemplarë të tyre ose njësi bibliografike. Përfundimisht kanë rezultuar gjithsej 558 tituj librash të periudhës 1555-1912, pra kjo bibliografi përmban 558 regjistrime bibliografike.
View this post on Instagram