Mungesat në një periudhë kohore kaq të shtrirë janë të pakonsiderueshme. Nga ky “kontroll bibliografik”, ballafaquar me informacionin e siguruar nga burime të ndryshme, rezultojnë të munguar në koleksionet e BKSh 46 tituj librash: shqip, në gjuhë të huaj, tekste shkollore në italisht dhe disa tituj kolanash ose serish, pra rreth 8% e botimeve të atyre viteve.
Thënë ndryshe, plotëria e kësaj bibliografie konsiderohet rreth 92%. Mendohet që zbrazëtitë do të vijojnë të mbushen dhe, në këtë kuptim, ky botim do t’u ofrojë të interesuarve një shans për të marrë pjesë në plotësimin e tij.
Kjo bibliografi mbetet e hapur sidomos për kontributin e ekspertëve dhe dashamirëve të librit shqip në mbledhjen e informacionit mbi materiale të papasqyruara këtu që do ta bëjnë atë edhe më të vlefshme.
View this post on Instagram