Është menduar që në këtë punim përshkrimi bibliografik i njësive të mos shoqërohet me klasifikimin e tyre për shkak të ngushtësisë relative të dijeve që përfshihen në botimet e kësaj periudhe të hershme të librit shqip.
Sidoqoftë, në këtë drejtim përdoruesve të kësaj bibliografie do t’u vijë në ndihmë Treguesi lëndor i vendosur në fund të saj bashkë me treguesit e tjerë.
Një pasqyrë e tematikës së botimeve të kësaj periudhe do të na paraqiste një tablo me dy pamje: e para, me botime të shumta nga fusha të tilla, si historia e Shqipërisë (por edhe e vendeve të tjera), gjuha shqipe dhe folklori, letërsia shqipe (përfshirë letërsia e arbëreshëve të Italisë dhe Greqisë), letërsia e huaj (mbizotërojnë përkthimet nga gjuhë perëndimore, si italisht, frëngjisht.
View this post on Instagram