Në dy fazat vijuese të librit shqip: 1913-1944 dhe 1945-1958, tematika e këtyre fushave do të thellohet, por edhe zgjerohet dhe pasurohet me elemente të reja.
Dobinë e kësaj bibliografie e rritin sidomos treguesit, si instrument i rëndësishëm në ndihmë të përdoruesve. Në formën e listave, ato përmbajnë informacion bibliografik të një rëndësie të dorës së parë.
Përveç Treguesit lëndor, që përmban nocione nga fusha të ndryshme të dijes dhe krijimtarisë njerëzore, kjo bibliografi është pajisur edhe me Treguesin e emrave të autorëve dhe të bashkautorëve, të përkthyesve, editorëve, përmbledhësve, përgatitësve, autorëve të parathënieve, hyrjeve, shënimeve, pasthënieve etj.
View this post on Instagram