Mbrëmjen e djshme, në natën e fundit të festivalit “Sunny Hill”, Semi Jaupaj publikoi foton ku konfirmoi ribashkimin e Borës dhe Donaldit.
Kjo pas shumë muajsh bujë dhe diskutime për marrëdhënien e tyre. Vetëm pak metra larg tyre ndodhej edhe Betarix Ramosaj.
Ish e dashura disa javore e Donaldit brenda “Big Brother VIP” e cila u konsiderua edhe “e treta” në marrëdhënie. Beatrix ka publikuar një foto nga Sunny Hill ku duket mahnitëse.
Por vëmendjen në foto e ka marrë përgjigja që i ka kthyer mikes së saj. “Disa vlejnë 2 €, disa janë të paçmueshme”, shkruan shoqja e saj të cilës Beatrix ja kthen: “Dreq! E rond! Hahaha te dua!”, duke rëndë plotësisht dakort.
Gjatë kohës që Donaldi ishte brenda shtëpisë së famshme, nisi një lidhje me Beatrix Ramosaj. Kjo bëri që të përballej me shumë kritika për faktin se aktori i humorit i kishte dhuruar një varëse moderatores.
Ndonëse ata nuk ishin të lidhur, kjo u mor si një shenjë për ribashkim. Gjithsesi pas gjithë atyre që kanë ndodhur, tani duket se dyshja është bashkë dhe po jetojnë të lumtur lidhjen e tyre.