Historia e Borës dhe Donaldit u rikthye fuqishëm në vëmendjen e medias dhe publikut.
Një fotografi e publikuar nga Semi Jaupaj, shoqja e ngushtë e dyshes, shfaq çiftin për herë të parë publikisht së bashku që pas daljes së Donaldit nga shtëpia e Big Brother Vip Albania.
Fotoja ku shihen të përqafuar ndërsa ato shfaqen shumë të qeshura, bëri xhiron e rrjetit në më pak se 24 orë.
Por, jo vetëm kaq Romeo dhe Donald Veshaj kanë performuar në skenën e Festivalit edhe këngën e tyre më të re që pritet të lançohet më 1 shtator.
Nuk është surprizë tashmë të themi, që edhe kjo këngë është një dedikim i aktorit për moderatoren.
“Shoh mesazhet e vjetra e me vete qesh si idiot, mos fol ti të kuptoj më mirë me sy se me fjalë, a po vjen lëri krejt, lëri llafet, lëri njerëzit, unë para teje i lë krejt mos u nervozo, nuk jemi duke bërë faj, afrohu dhe më puth si herën e parë.”– ishin disa nga vargjet e këngës që lidhen me historinë e Donaldit me Borën.
Ndërkohë siç duket, Bora Zemani e ka shijuar këtë këngë bashkë me të pranishmit si publik i “Sunny Hill”.
Të shumta kanë qenë edhe videot në rrjete sociale ku duken binjakët Veshaj duke preformuar këngën “Hesht”.