Gjatë qindra viteve bibliografia gjithnjë e më shumë erdh’ e u bë shkencë dhe u plotësua me metodat dhe paraqitjen e vet të veçantë. Duket e mistershme për ata që nuk janë familjarizuar me të, por për ata që ia dinë vlerën është një mjet i pazëvendësueshëm këshillimi, mbi të gjitha kursim kohe, aq e vlefshme për çdo dijetar kjo, sidomos në fazën përgatitore të punës shkencore.
E konsideruar edhe shkencë edhe art, bibliografia është një disiplinë më vete me disa degë dhe që u shërben disiplinave të tjera, pra është një mbështetje themelore për dijen.
Si çdo disiplinë, ajo parakupton një bazë dijesh dhe aftësi interpretuese nga ana e bibliografit. Bibliografia, ose libri bibliografik, në vetvete është një burim i shkëlqyer informacioni. Por ç’e bën një bibliografi të mirë? Si mund të përdoret ajo me efektivitet?
View this post on Instagram