Shkëlqim Kameri është personi i pestë i cili u arrestua ditën e sotme si i dyshuari i fundit i grupit që përdhunoi 11-vjeçaren në Prishtinë.
Ai ka shpërndarë në një story në Instagram një video 24 orë më parë. Në video thuhet: “Nuk po them se jam bërë pishman për gjërat që kam bërë në jetë, sepse kam dashur dhe i kam bërë”.
Videoja flet për “gangsterët dhe të fortit e vërtetë”,
“Në jetën time ngatërrova të fortin me budallain…sepse të fortët e vërtetë dhe gansterët nuk dalin kurrë në skenë …rrinë larg…Nuk po them se jam bërë pishman për gjërat që kam bërë në jetë…sepse kam dashur dhe i kam bërë”,- thuhet në videon që ka shpërndarë Kameri.
Babai i 19-vjeçarit ka deklaruar se ka qenë ai vetë që e ka dorëzuar të birin në polici. Ndër të tjera ka shtuar se ata jetojnë 8 anëtarë me një rrogë dhe do e ketë të pamundur t’i paguajë të birit një avokat.
Ai thotë se i biri është djalë i mirë por u përfshi me shoqëri të keqe.
“Ma mirë mos kofsha hiç, ma mirë me m’myt mu, mos me kanë gjallë se që jom prind. Unë vet e kam dorëzu Shkelqimin në Polici. Ai s’ka qenë djalë problematik, i urtë, punëtor, e morën në qaf tjetër kush, e na morën në qafë edhe neve, tri shpi na kanë blloku krejt. Mos vet. S’kom me gjetë avokat, me çka pagu, punët ligshtë. Me një rrogë tetë anëtarë“, ka deklaruar babai i të riut.