Kanë mbetur dhe një orë nga nisja e protestës që do të zhvillohet në sheshin “Nënë Tereza” për mbrojtjen e vajzave dhe grave nga dh una patriarkale.
Shumë qytetarë nga Shqipëria kanë paralajmëruar se do të protestojnë duke u solidarizuar me 11-vjeçaren dhe ngjarjen që ndodhi së fundmi në Prishtinë.
Mes tyre edhe figura të njohura të ekranit priten të jenë pjesëmarrës. Këngëtarja e njohur, Fifi ka postuar një foto, ku shfaqet me një bluzë ku shkruhet: “Unë bërtita. Jooooo!”.
Ajo e ka shoqëruar këtë foto simbolike, në të cilën shihet me gojën e mbyllur me një shkrim. “Une jam sot ne proteste si individ jo si artiste. Jam si Femer jo si Vip.
Jam si Grua jo si fytyre publike . Jam si Vajze dhe s’guxon njeri mem prek . Ju pres n18:30 te sheshi Nena Tereze – Tirane!”, shkruan Fifi.
Një tjetër këngëtare që ka qenë mjaft aktive me këtë protestë që u mbajt sot paradite në Kosovë është edhe Dafina Zeqiri, po ashtu edhe emra të tjerë.