Kishin dalë për të ngritur zërin për vajzat dhe gratë marrë shkas nga ngjarja e fundit në Prishtinë, por ka ndodhur një incident i vogël në protestën që po mbahet tani në Tiranë.
Kjo si duket edhe për shkak të emocioneve. Një zonjë mori mikrofonin por si duket e painformuar se protesta ishte inciniativë e këngëtares Fifi, meritat ia adresoi dikujt tjetër.
Kaq mjaftoi që kjo e fundit të debatonte me, me tone zëri edhe të ngritura. Gjithsesi zënka u mbyll aty, pasi qytetarja u njoh me faktin që Fifi është organizatorja e kësaj proteste.
Në protestë kanë dalë dhe personazhe të njohur të ekranit si Beatrix Ramosaj, aktorja Monika Lubonja, Klea Huta, Einxhel Shkira, moderatori Ermal Peci dhe shumë të tjerë.
Ajo që bie në sy është pankartat dhe bluzat që mbajnë veshur, artistët por edhe vajzat e mitura që janë në protesta.
Iniciatorja e kësaj proteste është Fifi, e cila duket se ka përgatitur dhe një pankartë me frazën: “Unë bërtita. Jooooo!”. Po ashtu protestës i janë bashkuar dhe politikanë ku mes tyre janë Halit Valteri me të bijën dhe bashkëshorten si dhe Rudina Hajdari me të bijën.