Gjithmonë në një histori ndarje ka dy anë të medaljes, ku secila tregohet nga të dyja palët. E në fund gjithësecili beson atë që i intereson. E tillë ishte dhe historia Bora Donald Trixa. Shumica flet se Donaldi sa doli nga Big Brother u hodh në krahët e Borës dhe hoqi dorë nga Trixa.
Por nga ana tjetër flitet se Donaldi dhe Trixa janë takuar e kanë folur edhe pas daljes nga Big Brother, por ishte Trixa ajo që i vuri shqelmin duke mbyllur historinë. E si duket nga pengu thuhet se Donaldi shkoi sërish drejt Borës.
Pak më parë Donaldi publikoi këngën e re “Hesht” ku rrjeti direkte e ka marrë si një dedikim ndaj Borës, por ka disa indicie që na bëjnë ta shohim më tepër si një peng ndaj Trixës e dedikim për të. Le të bëjmë një analizë të thjeshtë:
-Donaldi në tekst thotë:
“Jo mos ki frikë se nuk jena tu bo faj!”, Rikujtojmë se Trixa në këngën që realizoj pas daljes nga Big Brother realizoj këngën “faj”, ku i dedikohej Donaldit e duket se ai tani po i kthen një përgjigje.
“Të kuptoj me sy më mirë se me fjalë!”- shpeshherë Trixa bllokohej për të folur e të dy pretendonin se kuptoheshin me sy.
“Ta ni zonin në videot tona të vjetra, e zoni jot më përlot.”- Ah more Donald, sa shumë video keni nga Big Brother e sa kolazhe bëjnë ndjekësit tuaj, na qahet edhe ne jo më ty!
Dhe detaji më kryesor: Ju kujtohet premtimi që bën në dhomë të rrëfimit teksa Donaldi e kapi për dore dhe tha: une e dua! Ndërkohë që Trixa u shpreh se nëse ai do të hidhej, do të hidhej dhe ajo. E pra të dashur miq Donaldi vendosi të hidhej nga shkëmbi në këtë videoklip.
Ndonse tani duket pranë Borës dhe mjaft të qeshur prap gjykojeni vetë, për kë mendoni se është dedikim kënga “Hesht”?!