Pak ditë më parë, u mbajt në vendin tonë një protestë e organizuar kundër dhunës dhe përdhunimeve ndaj grave.
Kjo erdhi pas rastit tronditës në Prishtinë ku një 11-vjeçare u dhunua seksualisht nga 5 burra për disa orë. Kjo ngjarje shkaktoi reagim të menjëhershëm masiv dhe sensibilizimin e shumë personazheve publike.
Mbetet ende e paqartë se kush e organizoi atë, por këngëtarja Filloreta Raçi, e njohur thjesht si Fifi, pretendon se ishte ajo organizatorja.
Së bashku me Monika Lubonjën, ajo përgatiti disa postera dhe bluza duke udhëhequr marshimin me shumë pjesëmarrës të tjerë.
Mirëpo, në një moment ato janë ndaluar dhe nga Policia. Në foton e siguruar nga paparaci i “Panorama Plus”, Fifi dhe Monika shihen me dy policë krah një makine
Nuk dihet nëse ka qenë një bisedë miqësore apo dyshja janë ndalur për ndonjë sqarim për Policinë.