Së fundmi, Einxhel Shkira dhe Dj Dagz zbuluan se do të bëhen prindër të një djali. Moderatorja e njohur ka publikuar një video teksa zbulojnë gjininë e fëmijës që po presin, moment të cilin e ka shoqëruar me këngën e famshme të Coldplay, që mban titullin “Paradise”.
“Hey Little Baby Boy. Na u desh kohë të mblidhnim emocionet tona…sepse mbrëmë na dhe surprizën më të madhe të jetës tonë.
Të donim ende pa qenë në jetën tonë…por ama dje na ke bërë sërish dy njerëzit më të lumtur në botë. Tani dimë se si të drejtohemi, e dimë çfarë rrobash e lodrash mund të duash ti.
Dhe akoma më shumë do të përpiqemi të të kuptojmë kur të të kemi në krahë… Na surprizove, por për mirë, edhe pse do ishin prindërit e shkëlqyer të një vajze të fortë, por tani akoma më shumë jemi të bindur që jemi prindërit e duhur për të rritur djalin që kjo botë ka aq shumë nevojë.
Boy, We already Love You So Much”, ka shkruar Einxhel krahas kësaj videoje speciale. Kujtojmë që dyshja, romanca e të cilave nisi brenda shtëpisë së famshme të Big Brother VIP, konfirmuan vetëm disa javë më parë se do të bëheshin prindër, pas shumë thashethemesh.
Einxhel Shkira dhe Dj Dagz janë kthyer në një ndër çiftet më të komentuar. Ata konfirmuan pak javë më parë se do të bëhen prindër për herë të parë. Që kur pranoi se është në pritje të ëmbël, ish banorja e “Big Brother Vip” nuk i ka kursyer fotografitë me barkun e rrumbullakosur.