Kohët e fundit po përflitet se Arbana Osmani të drejtojë këtë vit Festivalin e Këngës në RTSH.
Këtë herë, burime pranë “Anabel.al” bëjnë me dije se moderatorja dhe partneri i saj, Eduart Grishaj në rolin e regjizorit, do të jenë në krye të organizimit të festivalit.
Cka e përforcon më tepër lajmin është fakti që drejtori i përgjithshëm i RTSH-së, Enkelejd Joti është mik prej vitesh me Osmanin dhe do ta kishte mjaft të lehtë t’ja besonte asaj moderimin e eventit të rëndësishëm.
Megjithatë Arbana, e cila sapo është bërë edhe nënë për herë të tretë, do duhet të punojë për Festivalin teksa do të nisë edhe Big Brother Vip 2, me “reality show”-n që përflitet se do të nisë pikërisht në fund të vitit, periudha tradicionale e vitit kur mbahet eventi muzikor.
Edhe vitin e shkuar Arbana ishte pjesë e Festivalit për disa minuta, teksa u realizua lidhja mes skenës së tij, ku performonte Alban Ramosaj, me motrën e tij.
Ish-banoren e Big Brother, Beatrix Ramosaj, teksa moderatorja u shfaq në ekranin gjigand të spektaklit për të marrë emocionet e të dyve.
Ndërkohë një tjetër emër i përfolur këtë vit si pjesë e Festivalit është edhe Flor Mumajesi si drejtor artistik, megjithatë vetë këngëtari i ka hedhur zërat poshtë, në njëfarë mënyre.