Beatrix Ramosaj, është personazhi më i përfolur qysh nga hyrja e saj në “Big Brother VIP”, ku edhe krijoj lidhje me Donald Veshajn, lidhje kjo që nuk zgjati edhe jashtë mureve të kësaj shtëpije.
Këngëtarja vazhdon e komentohet, dhe secili postim i saj merr vëmendje mediatike, së fundi, ajo postoi një foto krahas së cilës shkroi “2 Euro”.
Kjo ngriti aludime si ajo u bë pjesë e labelit të Mozzikut dhe Getinjos, por përtej kësaj, sot u raportua në media për një lidhje të mundshme mes Trixës dhe Getinjos.
Këtë e ka hedhur poshtë, këngëtarja pasi u kontaktua nga Kryefjala.com, “E përgënjeshtroj, ne jemi thjesht miq të mirë!”, ka thënë Trixa.