• Ballina
  • Politika e privatësisë
  • Politikat e “Cookies”
  • Ownership & Funding Info
  • Corrections Policy
  • Ethics Policy
  • Fact-Checking Policy
[email protected]
Friday, December 19, 2025
VeqShqip
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Opinione
  • Sport
  • Rozë
  • Shëndetësi
  • Teknologji
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Opinione
  • Sport
  • Rozë
  • Shëndetësi
  • Teknologji
No Result
View All Result
VeqShqip
No Result
View All Result

77-vjeçari i qepet vajzës 10 vjeçare në Tiranë, i tregon foto zhveshur dhe e fton në shtëpi

VeqShqip by VeqShqip
September 7, 2022
in Uncategorized
0
77-vjeçari i qepet vajzës 10 vjeçare në Tiranë, i tregon foto zhveshur dhe e fton në shtëpi
0
SHARES
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter





Një familje me mundësi të pakta ekonomike e përbërë nga dy prindërit dhe tre vajzat e tyre nga 10 në 16 vjeçe, u zhvendosën para një viti në periferi të Tiranës për një jetë më të mirë. Prindërit punojnë mesa munden e vajzat shkojnë në shkollë.

Por babai i vajzës tregon se një i moshuar i zonës i ngacćmon vajzën e vogël 10-vjeçare. Është ky rasti që ka trajtuar të martën emisioni Stop në Tv Klan. Bëhet fjalë për një 77-vjeçar, i cili nga ana tjetër ankohet se vogëlushja i ka folur pa edukatë.

Vajza tha se 77-vjeçari e ndiqte dhe i kishte treguar foto të tij në plazh krejtësisht i zhveshur. Madje në një rast burri i moshuar kishte tentuar ta merrte vajzën e vogël në shtëpinë e tij, por kjo e fundit i kishte shpëtuar nga dora dhe ishte larguar.

“Jam baba i 3 vajzave. Gocën e madhe e kam 16 vjeç, gocën e dytë e kam 12 vjeç dhe gocën e vogël e kam 10 vjeçe. Dhe më ka ndodhur një problem me gocën e vogël. Para 3-4 ditësh e pashë vajzën e vogël që ishte shumë e trembur dhe e frikësuar që goca nuk ishte më ajo e para e qeshur dhe e dashur po ishte gjithmonë e trembur në shtëpi. Dyshova ca kohë dhe e pyeta si e ke hallin. Nuk më tregonte.





Dhe para 3-4 ditësh më vijnë gocat te dyqani dhe më thotë babi më ndjek njëri nga mbrapa. Në atë moment e pashë atë personin u fut brenda në dyqan. Më tha mua: Mësoji gocat se i ke të paedukuara. Pse çfarë të ka bërë goca. Më tha që goca të ka ofenduar. I thashë gocës kërkoji falje gjyshit. I tha goca gjyshi më fal. Ai tha nuk dua llafe goje, dua vepra për falje. Goca më tha që ka 4-5 muaj që më ndjek mbrapa. Kur mbaronte shkollën e priste jashtë, e merrte përdore, i blinte mandarina, portokalle dhe e gënjente.

E kishte kapur gocën përdore dhe kishte ikur deri afër shtëpisë së tij. Gocën e kishte gënjyer i kishte thënë hajde të të tregoj gjëra të mira te shtëpia. Kur kishte vajtur afër shtëpisë, atje goca kishte parë se ishin ca ferra dhe ishte vend i fshehtë, dhe goca kishte dyshuar që diçka nuk shkonte mirë. U shqetësova shumë, humba dhe kontrollin dhe doja ta godisja, por më kapën gocat. Ai e kuptoi dhe iku. Unë mora në telefon policinë”, tregon babai i vajzës.





Prindërit e vajzës kanë bërë denoncim, por asgjë nuk ka ndodhur. Të njejtat taktika, 77 vjecari i ka provuar edhe me vajzat e tjera të familjes. Emisioni ”Stop” ka siguruar dëshminë e të miturës dhe motrës së saj të madhe. “Ky erdhi kot, të futej në muhabet, fliste, s’është se i jepja muhabet. Tregonte për fëmijët e tij, tregonte fotografi për lule që kishte në shtëpi, familjen e vetë, pastaj kaloi të fotografitë e veta që kishte bërë në plazh me vajzat. I thashë që nuk më interesojnë fotografitë e tua dhe nuk i dhashë muhabet, u largua.

Motra rrinte shumë e frikësuar, nuk rrinte më në dhomë që flinte më përpara me mua, dilte me prindërit, aty dyshova çfarë kishte ndodhur me motrën sepse ishte shumë e frikësuar. Pastaj kur insistova pas denoncimit tregoi që i ka treguar dhe fotografi”, thotë motra e madhe.

Previous Post

Rita Ora e kall në sheshin Skënderbej, kërcen vallen e Tropojës

Next Post

Mos më Braktis – Epizodi 56 | Përmbledhje

Next Post
Mos më Braktis – Epizodi 56 | Përmbledhje

Mos më Braktis - Epizodi 56 | Përmbledhje

Please login to join discussion
  • Bora ndau momentet e ëmbla për ditëlindjen e Arborit, mirëpo vëmendjen e morrën komentet e Beatrix dhe Alban Ramosaj

    Bora ndau momentet e ëmbla për ditëlindjen e Arborit, mirëpo vëmendjen e morrën komentet e Beatrix dhe Alban Ramosaj

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • U aludua se ishte e modifikuar, publikohet një tjetër foto e Donaldit dhe Triksës që konfirmon shumë gjëra!

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • “Femër e bukur, por bosh fare” Beatrix Ramosaj nuk duron, i kthehet ashpër Donald Veshajt

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Çfarë ndodhi? Merr fund martesa e Bes Kallakut dhe Xhensila Myrtezaj?

    0 shares
    Share 0 Tweet 0

Të fundit

“Më keni hequr bebelinat e mamit”, Egla Ceno dorëhiqet nga Teatri “Skampa”: “Më hoqën pagën…”

“Më keni hequr bebelinat e mamit”, Egla Ceno dorëhiqet nga Teatri “Skampa”: “Më hoqën pagën…”

December 3, 2025
Blero për Shpat Kasapin: Shpresoj të shihemi në botë tjetër, aty ku t’i këndon me engjëjt

Blero për Shpat Kasapin: Shpresoj të shihemi në botë tjetër, aty ku t’i këndon me engjëjt

December 3, 2025
Edi sonte e zbulon se ku gjendet Dolce

Edi sonte e zbulon se ku gjendet Dolce

December 3, 2025
Pas vdekjes së papritur të këngëtarit Shpat Kasapi, reagon ekipi menaxherial

Pas vdekjes së papritur të këngëtarit Shpat Kasapi, reagon ekipi menaxherial

November 26, 2025
VeqShqip

Të gjitha materialet e portalit janë të mbrojtura me të drejtat autoriale. Ato mund të kopjohen, modifikohen, dhe ripublikohen vetëm duke iu referuar burimit "veq-shqip.al".
Të drejtat autoriale janë të rezervuara, sipas dispozitave ligjore në fuqi në Republikën e Kosovës.

Rr. Suzi Çelebi nr.72, Prizren , 20000
Mob.: +383 (0) 49 606 606
Email: [email protected]

Na ndiqni në Facebook

Kërko

No Result
View All Result

Kategoritë

  • Bota
  • Ekonomi
  • Lajme
  • Politikë
  • Rozë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Teknologji
  • Tjera
  • Top Seriale
  • Ballina
  • Politika e privatësisë
  • Politikat e “Cookies”
  • Ownership & Funding Info
  • Corrections Policy
  • Ethics Policy
  • Fact-Checking Policy

© 2020 VEQSHQIP - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Opinione
  • Sport
  • Rozë
  • Shëndetësi
  • Teknologji

© 2020 VEQSHQIP - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.