Edhe pse pritej që sezoni i ri i serialit “Mos më Braktis” të fillonte të hënën e datës 5 shtatorë, televizoni Alsat M ka vendosur që fillimin e sezonit të ri ta zgjasë së paku edhe për një javë. Pra fillimi i sezonit të ri pritet të filloj më datën 12 shtatorë. Por çfarë pritet të ndodhë në epizodin e 56 të serialit “Mos më Brakits”.
Emre me të kuptuar se Zejnepi do të punsohet si asistente e tij në spital do të përgadis një ankesë e ku më pas nga kryesia e spitalit do të kërkonte përjashtimin e Zejnepit nga puna. Por pas konsultimeve që bënë me Vedatin i cili do të merr pozitën e kryemjekut në spitalin e Sajarve, Emre heq dorë nga një vendim i tillë.
Por asgje nuk do të përfundoj me kaq pasi që Esini dhe Xhansu do të shkojnë në vizitë tek Vedati për ti uruar për postin që ka marrur, ata kuptojnë se Zejnepi do të punsohet po në të njejtin spital. Kështu ata me të kuptuar se edhe Emre është kundër saj dhe se ka përgaditur shkresën për largimin e saj nga puna, nënë dhe bijë vihen në kërkim të letrës së shkruajtur nga Emre. Pas gjithë kontrollave të bëra në dhomën e Emres ato do e kenë të pa mundur që të gjenin diqka të tillë pasi që ajo ndodhej në xhepin e Emres.
Për fat të keq me ardhjen e Emres në dhomën e tij do të ndryshoj e tërë situata pasi që nga xhepi i tij letra bije në tokë e ku më pas përfundon në dorën e Esinit e cila tanimë do e ketë më të lehtë që të përjashtoj Zejnepin nga aty.
Esini me të marrur letrën largohet nga aty së bashku me Xhansun ndërsa marrin rrugën drejt shtëpis. Mbrëmja do të jetë edhe më interesante pasi që Esini duke i’a marrur mendjen Vedatit, arrinë që fus kërkesën e Emres në mesin e dokumenteve të rendësishme të cilat më pas Vedati do ti firmoste.
Një ngjarje tjetër interesante e cila do të zhvillohet në epizodin e 56 është ajo në mes të Zejnepit dhe nënës së saj e cila ishte e tronditur me ato që kishte dëgjuar për të bijën. Zejnepi e lumtur dhe e gëzuar me tu kthyer në shtëpi jep lajmin se do të punsohet por ajo do të përjetoj një shok të madh nga nëna e saj e cila e godet atë duke e fajsuar për ndodhit që kan ndodhur në mes saj dhe Emres. Zejnepi mundohet që të tregoj të vërtetën nënës së saj por që ajo nuk pranon ti besoj e ku më pas Zejnepi vendos të largohet nga shtëpia dhe niset në drejtim të panjohur. Por pas largimit nga shtëpia Hylja ndjehet e penduar pas fjalëve që i’a kishte thënë të bijës duke e ditur se ajo nuk do të bënte kurr gjëra të tilla.
Ngjarja tjetër interesante e cila do të zhvillohet po në të njëjtin epizod është ajo mes treshës së njohur Tarik, Sëlla, Meltem. Ku Sëlla me të parë presionin e madhë nga Meltemi vendos që të largohet përfundimisht nga jeta e Tarikut. Por për fat të keq ajo nuk do të qëndrojë e qetë nga Meltemi e cila do i vihet pas dhe do e fus në kurthe të mëdha vetëm e vetëm për t’ia shkatërruar jetë asaj. Ndërsa Tariku do të jetë në kërkim të saj por do e ketë të pa mundur që ta gjej atë.
Këto dhe ngjarjet e tjera do të keni mundësi ti ndiqni nga data 12 shtatorë me fillimin e sezonit të ri të serialit “Mos më Braktis” në faqen tonë në fejsbuk Telenovela Media si dhe duke na bërë subskrajb në kanalin tone në Jutube Telenovela Media.