Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora ka mbajtur mbrëmjen e djeshme një koncerti në sheshin “Skënderbej” në kuadër të “Tirana European Youth Capital 2022”, teksa përveç saj performuan dhe disa këngëtare të tjera shqiptare.
Një prej tyre ishte dhe Semi Jaupaj, e cila ka kënduar disa prej këngëve më të njohura të saj. Duket se mbrëmja e djeshme ka qenë shumë emocionale për të, pasi nuk i mbajti lotët në skenë kur po këndonte këngën “Jetike”.
Si duket fakti që publiku ka kënduar me të dhe e ka pritur mirë e kanë prekur artisten. Për këtë paraqitje Semi kishte zgjedhur të vishej totalisht me të bardha.
Ajo u shfaq me një kostum që përbëhej nga pantallona të bardha, crop-top dhe këmishë. Po ashtu, prej javësh, Semi ka hequr dorë nga flokët e gjata duke zgjedhur një look më elegant, me flokët e shkurtëra mbi shpatulla.
Rita Ora u rikthye në Tiranë për një super koncert. Ajo ka elektrizuar skenën në koncertin që u mbajt në sheshin “Skënderbej” në kuadër të “Tirana European Youth Capital 2022”. Këngëtarja shqiptare me famë botërore interpretoi disa nga hitet e saj duke dhuruar atmosferë për publikun.
Por një detaj që mori shumë vëmendjen ishte veshja e Ritës, e cila nuk ngurron ta tregojë me krenari origjinën e saj. Ajo u shfaq me një body të zi ku bie në sy detaji i shqiponjës dy krenare ndërsa balerinët e shoqëronin të veshur me të kuqe.