Një tjetër ditë, një tjetër personazh i njohur që i shtohet listës së konkurentëve në “Dancing With the Stars”. Me sezonin e ri televiziv që tashmë ka nisur, po ashtu është duke u afruar dita që do të rikthehet në ekranin e Top Channel, programi i njohur i kërcimit. Deri më tani janë zbuluar moderatorja, Bora Zemani, kryetari i jurisë, Kledi Kadiu (dhe disa të tjerë, por ende të pakonfirmuar zyrtarisht), por edhe 3 konkurentë, Alban Nimani, Sara Hoxha dhe Isli Islami.
Ditën e sotme një tjetër konkurente është zbuluar dhe bëhet fjalë për një nga personazhet që është gjithmonë në qendër të vëmendjes. Po flasim për Megi Pojanin, influenceren dhe showgirl-in që do të jetë një nga konkurentet që do të ngjitet në skenën e kërcimit të DWTS.
Faqja zyrtare e programit e ka prezantuar Megin si pjesëtare të kastit të personazheve, duek shkruar bashkangjitur me video-n e saj: “Një showgirl si Megi! Kudo provokuese, por sa do të arrijë ta joshë jurinë e #DWTS? ”
Suksese Megi!