Që nga përfundimi i sezonit të tretë të Përputhen pati zëra që Bora Zemani nuk do të jetë më moderatorja e këtij programi dhe në fakt gjatë verës zërat rezultuan të vërtetë.
Muajin e kaluar Top Channel njoftoi që Bora Zemani do të jetë në prezantimin e spektaklit të kërcimit “Dancing with the stars”.
Ndërsa në fillim të kësaj jave Ori Nebiaj pranoi për herë të parë që do të jetë ajo fytyra e re në studion e “Përputhen”, ku priten ndryshime të mëdha, teksa krahas Arjan Konomit si opinioniste do të jetë edhe ish-banorja e Big Brother Neda Balluku.
Sakaq mbrëmë në një darkë me autorët dhe prezantuesit e programeve kryesore në Top, Olsa Muhameti ka prezantuar zyrtarisht Ori Nebiajn si moderatoren e re të Përputhen.
Në një video tjetër Olsa shfaqet bashkë me Borën dhe Orin duke qeshur dhe duke konfirmuar kështu që mes tyre nuk ka asnjë hatërmbetje për lëvizjet e fundit.
Përputhen është një nga programet televizive më të shikuara që nga fillimi i tij dhe ndoshta nga më inovatorët që kemi parë në ekrane.