Mevlan Shaba ishte i ftuar në programin “Abc e Pasdites”, ku u ndal të fliste për këngën e fundit. Ndjekësit e tij në komente e pyesin nëse është një dedikim për Ledjanën. Por Mevlani tha se nuk është një dedikim dhe çdo kush mund ta gjejë veten.
“E shoh shpesh në komente. Edhe ne dikur kur shihnim telenovelat dashuroheshim me personazhet. Të njëjtën gjë ka ndodhur me mua… pas ndarjes sonë shumë njerëz akoma mendojnë që çfarë do lloj kënge që unë nxjerrë është për atë, por nuk ka lidhje me atë apo me ndonjë njeri tjetër. Nuk kemi asnjë komunikim me të”.
Pyetjes që nuk i shpëtoi ishte çfarë ndodhi mes tij dhe Sabianit.
“Po kemi pasur disa keqkuptime, por nga dalja nga Big Brother e Sabianit i kemi qetësuar gjërat. Dhe jemi miq, flasim, takohemi, pimë kafe. Ndoshta në të ardhmen mund ta kemi dhe ndonjë projekt bashkë nuk i dihet”, tha Mevlani.