Megi Pojani dhe Getinjo jane folur kohe me pare per nje lidhje te mundshme mes tyre.
Shkak per kete u bene flirtimet qe dyshja bene ndaj njeri tjetrit teksa ishin te ftuar ne nje prej puntatave te “Shiko Kush Luan”.
Mirepo, se fundmi eshte zbuluar se Megi eshte ne nje romance me futbollistin Endri Çekiçi, me te cilin jane kapur “mat” disa here nga fotot qe kane postuar.
Keshtu, zerat per nje lidhje me Getinjon filluan te shuheshin pak nga pak.
Por, pak me pare nje koment i reperit ne profilin e Megit mori gjithe vemendjen.
Ajo kishte postuar nje situate te pakendshme me qenin e saj, tek kishte shkruar:
“Une jam Hirushja. Dal deri ne mesnate pastaj kujdesem per qenin tim me aftesi ndryshe“. Ndersa Getinjo kishte komentuar: “O babo po dh*hen njerzit kur po t’shohin e leje qent mo”.
Nuk dihet nese Getinjo e ka patur me konotacion negativ kete koment, mirepo duket se ne kete menyre eshte marre nga ndjekesit e Megit, te cilet i jane kthyer ashper reperit.