Sot ka nisur viti shkollor 2022-2023. Rrjetet sociale janë mbushur me postime të fëmijëve dhe urime për nxënësit. Këto postime kanë bërë nostalgjike Einxhel Shkirën.
Moderatorja ka kujtuar veten në klasën e parë më një foto mjaft të veçantë. “Fotot e fëmijëve të veshur aq bukur për ditën e parë më bënë t’i rikthehem këtij shkrimi të para shumë vitesh që ende vlen për mua…
Suksese kalamaja. Por mbi të gjitha suksese dhe ju prindër në misionin e vështirë për të qenë partneri më i fortë krah fëmijës tuaj në rrugëtimin drejt dijes akademike”, ka shkruar ajo krah fotos.
Kujtojmë se prej gati një viti, Einxhel zë titujt e parë në lajmet e rozë që prej pjesmarrjes së saj në “Big Brother”, lidhjes me Dj Dagz dhe së fundmi lajmit të shtatëzënisë dhe pritjes së një djali.
Moderatorja e njohur ka publikuar një video teksa zbulojnë gjininë e fëmijës që po presin, moment të cilin e ka shoqëruar me këngën e famshme të Coldplay, që mban titullin “Paradise”.
“Hey Little Baby Boy. Na u desh kohë të mblidhnim emocionet tona…sepse mbrëmë na dhe surprizën më të madhe të jetës tonë. Të donim ende pa qenë në jetën tonë…por ama dje na ke bërë sërish dy njerëzit më të lumtur në botë. Tani dimë se si të drejtohemi, e dimë çfarë rrobash e lodrash mund të duash ti.
Dhe akoma më shumë do të përpiqemi të të kuptojmë kur të të kemi në krahë… Na surprizove, por për mirë, edhe pse do ishin prindërit e shkëlqyer të një vajze të fortë, por tani akoma më shumë jemi të bindur që jemi prindërit e duhur për të rritur djalin që kjo botë ka aq shumë nevojë. Boy, We already Love You So Much”, ka shkruar Einxhel krahas kësaj videoje speciale.