Ori Nebiaj është një nga moderatoret më të dashura për publikun. Ori është shumë aktive në rrjetet sociale, ku publikon foto dhe video të ndryshme nga përditshmëria.
Së fundmi, ajo ka vendosur t’i përgjigjet pyetjeve të ndjekëse në Instastory, ku mes shumë gjërash dikush ka kërkuar të dijë për rrogën më të ulët të Orit.
“Sa ka qenë pagesa më e vogël që ke marrë?”, e ka pyetur një ndjekës moderatoren, ndërsa kjo e fundit zbulon se më e ulëta ka qenë rroga e saj e parë në moshën 19-vjeçare. “Rroga ime e parë. Përafërsisht 40.000 lekë. Kur isha 19 vjeç”, përgjigjet Ori.
Oriela Nebiaj është prezantuesja e sezonit të katërt të emisionit të dashurisë në Top Channel, “Për’puthen”. Në nisje të episodit të parë, Ori deklaroi se është e dashuruar, por u kujdes për të thënë më vonë se “është e dashuruar me faktin që këtu në këtë studio do të jem kupidi i ndjenjave, emocioneve, dashurisë”.
Ndërkohë, “Për’puthen, tashmë duket i pakuptimtë pa Arjan Konomin, që dhe këtë sezon do të jetë opinionist i programit.
Risi është fakti se krah Arjanit, do të kemi në studio një mblesë, Neda Ballukun, që do të ndihmojë vajzat dhe djemtë konkurrentë, të përputhen.