Konkurrentja e parë e Për’puthen për sezonin e ri është Xheni Brahaj. Vajza e cila ka mbaruar studimet e larta për juridik thotë se kur i vë një synim vetes e arrin. Ajo thotë se është tip i lirë, gazmor dhe aventurier.
“Unë jam shumë tip i lirë, aventuriere, gazmore dhe kur i vë një synim vetes e çoj deri në fund, i vura vetes një synim për të bërë një gjë ndryshe, kam qenë në një kohë relativisht të gjatë single.
Dua që partneri të jetë i pjekur, besnik dhe punëtor, është tipi ai që më ngjit më shumë, sa open mind është sa largpamës për synimet e veta.
Kam mbaruar studimet e larta për juridik, për të drejtë penale, gjithmonë kam pasur frikë për veten kur e imagjinoja të ulur këtu. Ka qenë një shoku im i ngushtë që ma futi në dëshirë dhe thash pse jo”, tha Xheni.
Por me siguri që shumë prej jush po pyesni veten se ku e keni parë Xhenin? Për disa kohë ajo ka qenë “Sofia” në “Zonë e Lirë” me Arjan Canin.
Nuk dihet arsyeja pse iku nga “Zonë e Lirë”, por ama arriti të linte gjurme dhe të merrte vëmendjen që donte. Tani është gati për një eksperiencë të rë.