Më parë le të shohim sa libra kemi në gjuhët tënë, të ditura dhe të ruajtura; me një fjalë të bëjmë një radhua të monumenteve tanë literarë dhe historikë, një bibliografi.
Në periudhat që pasuan pati një progres të caktuar në fushën e librit shqip. Ky progres u bë i vështirë të ndiqej, sepse mungonin ose po rriteshin me ngadalësi instrumentet bibliografike të nevojshme.
Diskutimet dhe artikujt për domosdoshmërinë e një qasjeje të organizuar dhe sistematike në hartimin e bibliografive erdhën duke u shtuar sidomos në periudhën pas Luftës II Botërore.