Kledi Hysaj dhe Evi Reçi janë prej disa kohësh në një lidhje dashurie. Ndonëse dyshja nuk e kanë konfirmuar me gojën e tyre, ato nuk kanë hezituar të shfaqen me njëri-tjetrin në publik. (Lexo këtu)
Ditën e djeshme Kledi ka festuar 39 vjetorin dhe Evi e ka uruar publikisht, ndonëse jo drejtpërdrejt. Moderatorja ka publikuar në rrjete sociale një foto të saj krahas së cilës ka shkruar “Gëzuar” shoqëruar me gota shampanje.
Për më tepër Evi ka vendosur dhe një emoji plasëse për ditëlindje duke e bërë të qartë kujt i dedikohet.