Pak ditë më parë, një lajm qarkulloi në media në të cilin thuhej se këngëtarja e njohur Fifi është në pritje të ëmbël.
Por si qëndron e vërteta?
Së fundmi, gazeta “Panorama” bën me dije se janë kontaktuar nga burime të afërta të çiftit ku shprehen se lajmi për shtatzëninë e saj nuk është aspak i vërtetë.
Të njëjtat burime theksojnë se Fifi vijon angazhimin e saj si artiste, ku sigurisht nuk i mungon as mbështetësi më i madh, Adisi.
Ishte Fifi ajo që disa ditë më parë provokoi ndjekësit me disa deklarata mbi një dasmë të mundshme duke i bërë thirrje publike këngëtarit të njohur Labinot Tahirit.
“Kur të martohem vëlla dua të më këndosh në dasmë”, shkruante Fifi në një postim në “Instastory” gjatë një prej koncerteve të tij.
Pak javë më parë, teksa mori pjesë në një dasmë, Fifi publikoi një video në rrjetet sociale dhe në urimin e saj për çiftin ajo shtoi:
“Urime! Mas juve Inshallah”.
Kështu ajo la të nënkuptohet se një dasmë është në planet e çiftit, teksa nuk mund të themi nëse i përket së ardhmes së afërt apo të largët.