Beatrix Ramosaj mund të jetë pjesë e spektaklit Dance With Me në Tv Klan në këtë edicion të 7-të. Në rrjet u përfol se këngëtaren nuk do e shohim në kastin e artistëve, por prezantuesja Alketa Vejsiu është shprehur se do të ketë hyrje të reja dhe surpriza në puntatat e radhës së spektaklit.
Ka qenë Ermal Mamaqi, si anëtar i jurisë, ai i cili pyeti nëse do të jetë Beatrixi. Alketa ftesën e la të hapur për bukuroshen nëse dëshiron të bëhet pjesë e këtij spektakli
Alketa Vejsiu: Do të kemi hyrje të reja në këtë formacion
Ermal Mamaqi: Do vijë Beatrixi?
Alketa Vejsiu: Nuk e dimë në do vijë Beatrixi.
Ermal Mamaqi: Aman Beatrix nëse na dëgjon të lutem hajde.
Alketa Vejsiu: Gjithçka mund të ndodhi. Beatrix Ramosaj mund të kërcejë këtu në DWMA, mirë se të vijë.