Specifikon kërkesat për përshkrimin dhe identifikimin e botimeve të vjetra; pra, qëllimi i saj është të sigurojë një transkiptim plotësisht të saktë të informacionit bibliografik që përmban fleta e titullit, të mundësojë identifikimin e veprave të ndryshme, si edhe të edicioneve të ndryshme të të njëjtës vepër etj.
Përse njësi të caktuara të një mediumi si ai i fjalës së shkruar u gjykua të kenë një trajtim të veçantë? Përgjigjja është se përshkrimet e librave të vjetër zakonisht formulohen për një qëllim disi të ndryshëm nga ai i regjistrimit të informacionit bibliografik të botimeve korrente.
Këtu synohet që veçanërisht struktura e zërit bibliografik të jetë e përshtatshme dhe e dobishme për përdoruesin, i cili kërkon përshkrim të hollësishëm për një njësi nga një autor i caktuar ose mbi një temë të caktuar.