Për librat ku fleta e titullit ose informacioni për ndonjë element bibliografik në të kanë qenë të munguar të dhënat janë marrë nga burime të tjera, si kopertina, shpina e librit, titulli i shkurtuar në fletën para faqes së titullit, fletët e tjera paraprijëse, informacioni i shtypur dhe i nënvizuar në pjesën e sipërme të çdo faqeje të librit, fjalët nistore të tekstit, fjalët përmbyllëse të tij etj.
Por edhe nga parathëniet, pasthëniet dhe të tjera elemente brenda botimit. Informacioni i marrë nga burime të tjera ndryshe nga këta si edhe të dhënat që janë formuluar nga bibliografi në bazë të analizës së tij, sipas rregullit, janë futur në kllapa katrore.
Në rastet kur ato janë tejshkruar si pjesë e zonës së përshkrimit bibliografik. Përndryshe, një informacion i tillë është dhënë pa kllapa katrore në zonën e shënimeve të bibliografit.