“Ajo është e lidhur me një avokat në Itali”, ishte kjo deklarata e Edi Manushit për jetën personale të Beniada Nishanit, që u komentua gjatë në rrjet.
E teksa nuk ka pasur asnjë reagim konkret nga ana e modeles, së fundmi ajo i ka hedhur më shumë zjarrit me postimin e fundit.
Beniada ka publikuar disa minuta më parë një foto krah një mashkulli misterioz, të cilit nuk ka preferuar t’ja bëjë të ditur emrin dhe as fytyrën.
Megjithatë, një detaj që modelja ka zbuluar në postimin e saj është vendndodhja, që është pikërisht në Milano, Itali.
Nuk dihet nëse personi në postimin e Beniadës është “avokati italian” për të cilin fliste Edi Manushi, mbetet për t’u parë nëse modelja do të reagojë.